Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjenerali Federico Collina, kryesoi ceremoninë e transferimit të autoritetit të grupit mbështetës të Shtabit të KFOR-it (HSG), të mbajtur në “Camp Film City”, në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë, koloneli Brendan Norton ia dorëzoi komandën kolonelit Richard Murnane, duke shënuar përfundimin e një detyre shumë të vlerësuar.
Në fjalimin e tij, gjenerali Collina shprehu mirënjohjen e tij për kolonelin Norton, duke theksuar profesionalizmin e tij dhe duke vënë në dukje se HSG-ja, nën udhëheqjen e tij të fortë, menaxhoi me sukses një gamë të gjerë aktivitetesh komplekse, duke siguruar vazhdimisht standarde të larta dhe duke ofruar mbështetje efektive për misionin e KFOR-it.
“Gjenerali Collina gjithashtu i uroi mirëseardhje kolonelit Murnane, duke kujtuar moton e KFOR-it, “Së bashku më të fortë për paqen”, dhe duke riafirmuar angazhimin e tij të qëndrueshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.