Në mesin e mijëra studentëve të UBT-së, disa prej tyre kanë vendosur që t’i bashkohen institucionit përmes procesit të transferimit të studimeve.
Studentët e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, meqë në UBT kanë gjetur një institucion që i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e tyre sa i përket ngritjes akademike në një nivel më të avancuar dhe në përputhje me nevojat aktuale të tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës.
UBT garanton bashkëpunim me kuadrin më profesional vendor dhe ndërkombëtar të profesorëve, mundësi potenciale për punë praktike e punësim gjatë ose menjëherë pas përfundimit të studimeve, mundësi për vazhdim të studimeve në universitetet më me renome botërore dhe mundësi unike për orientim në karrierë.
Mbi 95% e studentëve të punësuar, rreth 300 partnerë ndërkombëtarë, raporti i shkëlqyer me industrinë vendore, destinacioni i parë për kompanitë më të njohura të vendit për të gjetur partner të ngushtë, ngritje dhe avancim i kompetencave në të gjitha fushat, veçanërisht për ato të cilat Kosova ka mungesë kuadrosh, etj., janë vetëm disa nga karakteristikat e UBT-së, që ndikojnë drejtpërdrejt tek studentët dhe që i shndërron ata në potencial të pakrahasueshëm dhe në profesionistë të përgatitur profesionalisht.
Të gjithë studentët që planifikojnë të bëhen pjesë e UBT-së, paraprakisht duhet të ndjekin disa procedura të thjeshta.
Studentët fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty ku vinë.
Aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë aktualisht.