Transparencë zero për fondin e sigurimeve shëndetësore

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 08:30 | Nga

Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve ka vlerësuar se transparenca sa i përket fondit të sigurimeve shëndetësore është zero. Po ashtu, në këtë Shoqatë thonë se nuk janë plotësuar parakushtet esenciale për fillimin e suksesshëm të grumbullimit të fondit të sigurimeve shëndetësore. Qeveria është optimiste se do t’ia dalë

Sigurimet shëndetësore janë sfida më e madhe e shëndetësisë kosovare të pasluftës, ndërsa implementimi i tyre duhet të merret me kujdes dhe pas një procesi të kujdesshëm të përgatitjeve të gjithanshme.

Kështu u tha të enjten në një konferencë të organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, dhe e mbështetur nga “Suisse Solidar”, në të cilën përfaqësues nga Qeveria dhe OJQ-të debatuan për sfidat e implementimit të sigurimeve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se sistemi shëndetësor në Kosovë ka vepruar pas luftës pa komponentën e sigurimeve shëndetësore. Ndërkohë që, pas shumë përgatitjeve Ministria e Shëndetësisë bashkë me ministritë dhe agjencitë e tjera, ai tha se, kanë përcaktuar janarin si muaj kur pritet të fillojë mbledhja e premiumeve (kontributeve) për skemën publike të sigurimeve shëndetësore. Kjo, siç tha Rrahmani, duke u bazuar në Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë në gusht të këtij viti. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme