Tre ministra dështuan me sigurimet shëndetësore

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 08:30 | Nga

Zyrtarë shëndetësorë dhe deputetë të opozitës nuk janë optimistë që sigurimet shëndetësore do të fillojnë këtë vit, ndonëse Qeveria ka shtyrë implementimin nga janari, në korrik 2017. MSH-ja ende nuk ka përgatitur çmimoren e shërbimeve e as shërbimet që do të ofrohen, derisa ka synuar vjeljen e parave nga qytetarët

Zyrtarë të Federatës Sindikale të Shëndetësisë por edhe ata të opozitës nuk besojnë që edhe këtë vit do të fillojë mbledhja e premiumeve të sigurimeve shëndetësore.

Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit të mbledhjes së premiumeve për muajin korrik, edhe pse Ministria e Shëndetësisë kishte paraparë mbledhjen e fondeve nga ky muaj.

Revolucion me fillimin e zbatimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore nuk kishte paralajmëruar vetëm ministri aktual i shëndetësisë Imet Rrahmani por edhe dy ministrat që para tij kishin udhëhequr me shëndetësinë, Alush Gashi dhe Ferid Agani.

“Duke parë se ka qenë proces jotransparent dhe gjendjen praktike që e kemi në terren, prej infrastrukrues, Sistemit të Informimit Shëndetësor, çmimoren dhe buxhetin, nuk pres që të fillojë mbledhja e premiumeve edhe në muajin korrik”, ka thënë Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë. (Zeri)

Të ngjashme