Tre të arrestuar në Fushë-Kosovë, u kapet shumë drogë, armë, municion

Foto: Ilustrim
Prishtinë | 03 Pri 2018 | 16:32 | Nga

Gjatë implementimit të planit “Stop drogave nëpër shkolla”, policia e Kosovës më 29 mars 2018 ka arrestuar tre persona në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë.

B.L., A.G., dhe A.G. janë arrestuar për përfshirje në veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përpos që ka konfiskuar 8.525 kilogramë marihuanë, ka konfiskuar edhe dëshmi të tjera në shtëpinë e të dyshuarit B.L.

Aty janë konfiskuar:

• revole ngjyrë e zezë model Zoraki MO2 914-B me një karikator dhe 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• revole ngjyrë e zezë model M-906 –B pa karikator dhe pa fishek

• revole e llojit Ekol Special ngjyrë e zezë me një karikator dhe 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• njëzet e shtatë (27) fishekë të kalibrit 7.62 mm

• një sprej OC me mbishkrim NATO ngjyrë e gjelbër

• 4 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me narkotikë të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 312.5 gramë

• një ambalazh plastik mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar si narkotikë të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 98.7 gramë me mbështjellës

• një peshore digjitale ngjyrë e zezë model SCALE dhe 350 qese të zbrazura plastike, për paketimin e substancës narkotike gjatë shpërndarjes.

• një mulli që përdoret për bluarjen e narkotikëve.

Nga personat e dyshuar janë konfiskuar dy veturat e përdoruara në rast, 4 telefona celularë dhe 690 euro para të gatshme.

Bazuar në hetimet e realizuar prejardhja e substancës narkotike ishte nga Shqipëria dhe për destinacion kishte Prishtinën, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Policia e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar për luftimin e trafikimit me substanca narkotike dhe rikonfirmon se masa rigoroze do të zbatohen ndaj të gjithë personave të dyshuar të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme