Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.Bazuar në […]
Tre të lënduar në një aksident në Gllamnik të Podujevës

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

















