Tre të vdekur nga erërat e forta në Itali

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre vetë kanë humbur jetën në Itali, si pasojë erërave të forta që shkaktuan shumë dëme, duke rrëzuar mure dhe shumë drunj.

Dy prej tyre viktimave ndërruan jetë pasi u zunë nën rrënojat e një muri.

Viktima e tretë u godit nga një pemë, teksa po lëvizte me automjetin e tij pranë Romës. 

Sipas mediave italiane, erërat e forta që përfshinë bregdetin e Adriatikut, shkaktuan po ashtu dëmtime në makina dhe shkaktuan ndërprerje të rrymës dhe dëme tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme