Trendafilova takohet me Sallahun, flasin për vizitat familjare për të paraburgosurit në Hagë

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren, Fidelma Donlon, mirëpritën sot zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu dhe delegacionin e Kosovës në ambientet e DhSK-së për një vizitë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DhSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim. Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare”.

Më tej në njoftim, theksohet se delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit.

Kjo vizitë vjen pas një takimi që Kryetarja dhe Administratorja e DhSK-së patën me Ministren e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021.

Të ngjashme