Treni del nga binarët në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Një tren ka dalur nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë. Asnjë person nuk është lënduar si pasojë.

Kështu ka njoftuar Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.

Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë.Treni i udhëtarëve del nga binarët. Fatmirsisht pa të lënduar”.

Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim.

“Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikal!!!”.

Të ngjashme