Tri ditë pas publikimit të lajmit në Radiotelevizionin e Kosovës, prej atje, kanë dërguar pyetje në emailin e gazetarit Ilir Mirena, ku përmenden Periskopi dhe Nacionale. Ky i fundit, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “grupe të caktuara brenda RTK-së, ende po insistojnë ta mbajnë gjallë këtë shpifje”. Ai ka publikuar edhe pyetjet […]
Tri ditë pasi publikoi lajmin, RTK i nis sot pyetje Ilir Mirenes: Grupe të caktuara po insistojnë ta mbajnë gjallë shpifjen

Tri ditë pas publikimit të lajmit në Radiotelevizionin e Kosovës, prej atje, kanë dërguar pyetje në emailin e gazetarit Ilir Mirena, ku përmenden Periskopi dhe Nacionale.
Ky i fundit, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “grupe të caktuara brenda RTK-së, ende po insistojnë ta mbajnë gjallë këtë shpifje”.
Ai ka publikuar edhe pyetjet e dërguara nga ta, ku thuhet:
“A keni pasur ndonjëherë kontakt me personalitetet e përmendura në tekst. Nëse po, a kanë treguar interes për të blerë portalin tuaj apo për të ndikuar në politikat tuaja editorial në çfarëdo mënyre” – thuhet aty.

















