Trump, Biden, Zelensky e Osmani nesër në Romë për funeralin e Papa Françeskut

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, janë larguar nga Washingtoni me Air Force One, duke u drejtuar për në Romë për të marrë pjesë në funeralin e Papa Frençeskut.

Në funeralin e Papës do të marrin pjesë edhe paraardhësit e Trump Joe Biden dhe gruan e tij Jill, shkruan BBC.

Në Vatikan do të jenë edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Princi William si dhe residenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Po ashtu pjesëmarrjen në varrim e kanë konfirmuar edhe Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo u konfirmua për gazetën online Reporteri.net nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, deklaroi Kupina.

Të ngjashme