Trump: Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen e McCain

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 10:49 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngushëlluar përmes Twitter-it, familjen e senatorit amerikan, John McCain, i cili vdiq mbrëmë në moshën 81 vjeçare.

“Ngushëllimet dhe respekti im i thellë për familjen e senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Trump në Twitter.

Derisa ishte gjallë senatori, jo rrallë ka pasur përplasje dhe kundërshtime me Trump dhe politikat e tij.

McCain ka qenë politikan i cili shpesh ka dal kundër politikave të partisë për çështje të ndryshme.

Përveç presidentit aktual, për familjen McCain kanë ardhur ngushëllime nga çdo lider politikë në ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme