Trumpi i shkruan edhe Vuçiqit një letër si Thaçit

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka marrë letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump të ngjashme me atë që sot e kishte publikuar kryetari Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar sonte portali “Politiko”.

“Vuçiq nga Trumpi ka marrë letër të ngjashme si ajo e Thaçit”, ka shkruar portali duke u thirrur në këshilltarit e Vuçiqit për medie të cilit nuk i përmendet emri.

“Politiko” vlerëson se Trump kështu ka dashur t’i dërgojë mesazh kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kritikuar qasjen e Thaçit në negociata dhe i cili ka caktuar vijë të fortë ndaj Serbisë, përfshirë dhe taksën 100 % për mallrat e Serbisë.

Të ngjashme