Turqia arreston pesë shqiptarë të dyshuar për trafikim të narkotikëve

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 16:07 | Nga

Një shqiptar është kapur në Turqi derisa akuzohet për trafikim të llojit të drogës, kanabis, shkruajnë mediat turke. Ai është arrestuar bashkë me 10 persona tjerë të dyshuar.

Met Kanani, i cili është i njohur në mesin e trafikantëve edhe si ‘Shqiptari Met’, është kapur nga policia në provicën Aegean të Muglas, shkruajnë mediat turke.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe katër shqiptarë të tjerë.

Raportet e mediave turke thonë se ai është kapur me 100 kg kemikale që përdoren për modifikimin e kanabisit dhe po vinte nga Ballkani për në Turqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme