Imamët e akuzuar për terrorizëm dalin të pafajshëm. Gjykata e Apelit sot ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës duke vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ishin liruar si të pafajshëm imamët e akuzuar. Të akuzuarit Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllum Mazllumi dhe Fuad […]
U akuzua për terrorizëm, pas pafajësisë Enes Goga ka disa fjalë

Të akuzuarit Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllum Mazllumi dhe Fuad Ramiqi janë liruar përfundimisht nga akuzat që rëndonin mbi ta.
E lidhur me këtë lajmi.net, ka kontaktuar edhe me njërin nga të imamët e liruar nga akuza.
Imami nga Peja, Enes Goga për lajmi.net, ka thënë se ky vendim ka qenë i pritur, dhe se procesi ndaj tyre ka qenë i pastër dhe transparent.
“Ky vendim ka qenë i pritur, unë e kam thënë këtë edhe kur Gjykata Themelore e ka vërtetuar pafajësinë, kjo ka qenë e ditur dhe e pritur. Me 16 majë ka qenë seanca e fundit ku është shpallur pafajësia jonë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, prandaj ne atë ditë e kemi kuptuar që çdo gjë ka përfunduar. Procesi jonë ka qenë i pastër dhe transparent, kaq nuk kam çfarë të shtojë më shumë”, ka thënë Goga për lajmi.net.
Enes Goga kanë qenë i akuzuar për shkak të veprës penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar etnik”.
Ndaj të akuzuarve është shpallur aktgjykimi lirues me arsyetimin se me provat e procedura në shqyrtimin gjyqësor nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve përmbushën elementet e veprave penale në fjalë.

















