U kap duke vozitur edhe pse e kishte të ndaluar, i konfiskohet vetura, gjobitet, pikë negative e i vazhdohet ndalimi i vozitjes

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar shoferi i cili nuk e ka respektuar masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, pra ka qenë duke vozitur veturën edhe pse atij i ishte ndaluar.

I njëjti është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse “ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik” edhe për gjashtë muaj.

Përveç kësaj, policia ka njoftuar se të njëjtit i është konfiskuar edhe automjeti.

Të ngjashme