Romelu Lukaku heshti të gjithë urrejtësit e tij kur prodhoi disa ndalje mahnitëse gjatë fitores së Interit ndaj Cagliari.
Lukaku, 26 vjeç, shënoi një dygolësh në fitoren e Interit 4-1 kundër Cagliari në Coppa Italia të martën.
Ai hapi rezultatin në minutën e parë përpara se të shënonte golin e dytë personal katër minuta pas pushimit mes dy pjesëve.
Por, nuk ishin dy goditjet e tij që i bënë fansat të flisnin.
Sulmuesi belg u pa duke kontrolluar në mënyrë të shkëlqyeshme topin dhe pastaj pasoi në mënyrë të shkëlqyeshme në dy raste të ndara.
Një llogari e tifozëve në Twitter ka shpërndarë videon me dy momentet kur Lukaku hesht kritikët me kontrollin dhe pasimet e tij.
Prekja e parë e topit nga Lukaku mahniti tifozët e futbollit në mediat sociale, transmeton telegrafi.
Ndryshe, belgu po shijon një sezon të madh debutues në Itali pasi deri tani ai ka 18 gola në emrin e tij në të gjitha garat, përfshirë 14 gola në Serie A.