U mbajt takimi i grupit për prezantimin e udhërrëfyesit për armë të vogla dhe të lehta

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 13:39 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi për prezantimin e  Udhërrëfyesit  për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL)  në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2025. Takimin e hapi Koordinatori Kombëtar për Armë të Vogla dhe Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.

Me këtë rast zëvendësministri Zeka theksoi se mund tëkonstatohet se Republika e Kosovës gjatë  10 viteve të fundit ka arritur progres të  çmueshëm  në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe që nga viti 2008 është duke implementuar strategjia dhe plani i veprimit për AVL.

Ai tha se bazuar në deklaratën e përbashkët nga takimi i mbajtur në Podgoricë  për angazhimin për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës e ka bërë prioritet implementimin e këtyre obligimeve.

“Është krijuar një grup i punës për harmonizim të mëtejshëm të bazës ligjore nacionale për armë me BE-në. Kosova është  shembulli i parë në rajon  që nëpërmbushje të planit të përbashkët të veprimit në mes vendeve të BE dhe Evropës Juglindore 2015-2019, ka  themeluar, Piken Kombëtarepër Armë (FFP), cila është vendosur në Policinë e Kosovësdhe janë ndërmarrë një sërë nismash tjera”, theksoi zëvendësministri Zeka.

Koordinatori Kombëtar i AVL, z. Izmi Zeka, vuri në dukje se përveç rezultateve tëpërmendurajanë edhe shumë sfida dhe probleme të natyrave të ndryshme me të cilat ballafaqohemi dhe njëra nga sfidat kryesore nëluftën e përbashkët dhe bashkëpuniminndërkombëtarështë edhe mos anëtarësimii plotëKosovës në organizatat ndërkombëtare të sigurisë siç janë INTERPOL, EUROPOL, SELEC etj.

Në këtë takim u prezantua edhe drafti i udhërrëfyesit i  cili ka për qëllim që të shërbejë si një dokument udhëzues dhe konsensual i përgatitur dhe në pronësi të autoriteteve rajonale, për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për çështjen e mbajtjes, keqpërdorimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta (AVL) dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor. Ky dokument dëshmon konsensusin e arritur ndërmjet palëve të interesuara në rajon për sfidat aktuale, objektivat e përgjithshëm që synohen të arrihen dhe kalendarin e veprimeve që duhet të ndërmerren ne të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme