U përfshinë në një rrahje, katër të arrestuar në Pejë

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar katër persona në Pejë nën dyshimin se ishin përfshirë në një rrahje shkaku i një borxhi të mëparshëm.

Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar njëri nga të dyshuarit dhe viktima të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit në Pejë për tretman mjekësor.

“Gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se njёri nga tё dyshuarit posedon armë, e njëjta ёshtё sekuestruar nga policia”, njofton policia e Pejës.

Poashtu bëhet e ditur se tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit anё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Të ngjashme