Ekonomia Online
FUNDIT

“U përpoqa, tani ka marrë fund”, Neymar largohet nga Brazili pas eliminimit nga Botërori

“U përpoqa, tani ka marrë fund”, Neymar largohet nga Brazili pas eliminimit nga Botërori

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Brazilit, menjëherë pas eliminimit të ekipit nga Norvegjia me rezultatin 2-1 në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës. Pas ndeshjes, Neymar konfirmoi se ky ishte takimi i tij i fundit me fanellën e kombëtares. “U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, […]

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Brazilit, menjëherë pas eliminimit të ekipit nga Norvegjia me rezultatin 2-1 në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës.

Pas ndeshjes, Neymar konfirmoi se ky ishte takimi i tij i fundit me fanellën e kombëtares.

“U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe këtu edhe përfundoi. Tani ka marrë fund”, deklaroi ai para gazetarëve.

Sulmuesi shënoi golin e vetëm të Brazilit në këtë sfidë, duke e mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare me një bilanc mbresëlënës prej 80 golash në 130 ndeshje, si dhe 59 asistesh.

Brazili nuk ka arritur të fitojë Kupën e Botës që prej triumfit të vitit 2002, ndërsa largimi i Neymarit shënon fundin e një epoke për përfaqësuesen braziliane.

Të ngjashme