U shpërblye me pozitë në KPM, reagon Luljeta Aliu

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e zgjedhur sot e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Luljeta Aliu, ka thënë se “jeta është dashuri” në një reagim pak pasi u votua si anëtare e re e organit mbikëqyrës të mediave televizive.

Në një publikim në Facebook, ajo ka shfaqur fotografitë e disa luleve dhe ka shkruar fjalë pozitive mbi jetën.

“Jeta është dashuri. Ajo na ofron lumturi përmes gjallërisë dhe bukurisë së saj, pa e kërkuar ne fare”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme