Ligjëruesi në UBT, prof.dr Nehat Ramadani ka botuar librin e tij me titull: “Marketingu Ndërkombëtar”, në të cilin pasqyrohen aktivitetet bazike dhe zhvillimet në fushën e marketingut.
Libri është botuar nga UBT, teksa në të paraqiten edhe strategjitë e marketingut dhe aplikimi i tyre në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Libri “Marketingu Ndërkombëtar” është i ndarë në njëmbëdhjetë kapituj, të cilët si tërësi trajtojnë në mënyrë të përmbledhur dimensionin e marketingut përtej kufijve nacionalë, ndërsa çdo kapitull fillon me përshkrimin dhe objektivat që pretendohen të arrihen.
Po ashtu, paraqiten edhe raste studimore ku provokojnë mendimin kritik të lexuesit për fushën konkrete.
Profesori Nehat Ramadani që nga viti 2012 ligjëron lëndët nga fusha e marketingut në UBT, dhe ka të botuar disa libra. Ai është autor i më shumë se 50 artikujve shkencor, të prezantuar në konferenca dhe zhurnale ndërkombëtare.