UBT dhe Oda Ekonomike Austriake organizojnë Panairin e Punës me kompani Austriake

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 16:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

UBT dhe Oda Ekonomike Austriake kanë organizuar Panairin e Punës të Kompanive Austriake, me ç’rast studentëve dhe të interesuarve të tjerë u janë shpalosur mundësit e punësimit për në Austri, raporton Ekonomia Online.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se ky panair është mbajtur me qëllim që studentëve të iu jepte një mundësi që të lidhen me kompani austriake, të cilat kanë nevojë për punëtorë.

Ai tha se ky panair është i pari i këtij lloji i mbajtur në Kosovë.

“Kemi vendosur që ta mbajmë këtë panair pune për t’ju dhënë një mundësi nxënësve që të lidhen me kompani austriake që janë të interesuara për punëtorë. Jam vetë qytetar austriak dhe kam studiuar atje, për t’u kthyer në Kosovë dhe ndërtuar UBT-në”.

“Ky panair pune është i pari i këtij lloji në Kosovë. Jam shumë falënderues që kompanitë austriake kanë zgjedhur UBT-në”, tha ai.

Wilhelm Nest, prezantues i kompanive austriake, tha se Austria është shtet mik i Kosovës dhe se ata e kanë parë potencialin që ka Kosova.

“Jemi në Kosovë për t’i ndihmuar kompanitë austriake për të punësuar në Kosovë. Austria është shtet mik i Kosovës dhe e ka parë potencialin që Kosova ka. Jemi një ndër shtetet e para që e kemi pranuar atë”, tha ai.

Kompanitë austriake që u prezantuan në panair janë:

1. Artichoke Biotech

2. Bridge Personal & Service

3. eee group (bit media)

4. KWB Energiesysteme

5. Tri-Wall Austria Packaging Systems


Të ngjashme