UBT-ja iu dhuron bursa 80 studentëve për Pavarësi

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 10:24 | Nga

Kolegji UBT, si institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë, ka vendosur që përvjetorin e nëntë të shpalljes së pavarësisë ta shënojë duke ndihmuar studentët me bursa dhe duke nderuar personalitetet më të shquara të vendit.

Kështu, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 80 studentë të UBT-së do të shpërblehen me 20 % zbritje për vitin akademik 2016/2017.

Studentët vlerësohen në bazë të notës mesatare, kryerjes së provimeve në afat të rregullt, aktiviteteve studentore e të komunitetit, disiplinës, moralit të lartë akademik e shkencor etj.

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi thekson se ndarja e bursave për studentë të dalluar tani më është bërë traditë në UBT, por tani shpallja e studentëve të dalluar do të bëhet tradicionale, saktësisht për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ai shton se qëllimi i shpalljes së studentëve të dalluar është motivimi i tyre.

“Motivimi i studentëve për të vazhduar me suksesin e shkëlqyer, si dhe dhënia e kontributit në krijimin e gjeneratave të reja kontribuon edhe në përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Kosovë në përgjithësi, por edhe cilësisë në studime në veçanti”, tha rektori Hajrizi.

Ditën e Pavarësisë së Kosovës, UBT-ja e shënon edhe me aktivitete të tjera.

Mirënjohjet për studentët do të ndahen, të enjten (16.02.2017), duke filluar nga ora 13:00, në Kampusin e UBT-së në Prishtinë.

Image may contain: one or more people and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme