UBT-ja në Ditën e Infermierisë ofron falas shërbime mjekësore

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 11:55 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji UBT me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ka zhvilluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet aktivitetin për matjen e Shenjave Vitale tek qytetarët e Kosovës.

Në këtë  aktivitet u kryen shërbime mjekësore pa pagesë tek qytetarët si matja e tensionit, e pulsit, gjatësisë dhe peshës trupore, kalkulimi i Indeksit të Masës Trupore, si dhe parametra tjerë u analizuan

Dekani i këtij Kolegji, Fitim Alidema tha për Ekonomia Online se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve përkitazi me rëndësinë e ruajtjes së shëndetit.

“Qytetarët informohen saktë për gjendjen e tyre dhe nëse janë në dispozita normale apo janë në mbi peshë,  kanë hipertension të lartë etj,  marrin këshilla nga studentët tanë se çka duhet të bërë për normalizim të tensionit dhe mbajtën e peshës”, tha ai.

Alidema më tej tha se përmes këtij aktiviteti synojnë të ofrojnë njohuri të duhura si në aspektin praktik, po asht uedhe në atë teorik për të gjithë qytetarët për rëndësinë e shëndetit.

“Qytetarët kanë mundësi me u informua përmes tri mundësive: përmes mundësisë  teorike, praktike dhe përmes fllajerit ku i kanë të gjitha të dhënat e sa i përket hipertensionit”, tha ai.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë janë mbajtur edhe aktivitete tjera që kanë për qëllim sensibilizimin për rëndësinë e shëndetit të përgjithshëm.

Të ngjashme