UBT-ja teston aftësitë e studentëve në fushën e hakimit

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 16:16 | Nga

Në kampusin e UBT-së në Prishtinë, u mbajt punëtoria për siguri kibernetike, me qëllim të identifikimit dhe përzgjedhjes së përfaqësuesve të UBT-së, për pjesëmarrje në garën më të madhe në rajon për siguri kibernetike, “Hackathon Challenge”, që ndryshe njihet si “The DAY when hacking is legal III”.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë 25 studentë të drejtimit Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri, të cilët i kanë testuar aftësitë e tyre në fushën e hakimit, përmes gjetjes së dobësive të pakonfiguruara në një simulator, të krijuar për këtë qëllim.

Studentët e përzgjedhur do të marrin pjesë në konferencën më të madhe për siguri kibernetike në Kosovë, “Hackathon Challenge”, e cila do të mbahet më 2-4 shkurt 2017.

Kjo konferencë është fryt i bashkëpunimit të Qendrës për Siguri dhe Privatësi dhe UBT-së, ndërkaq studentët do të garojnë për fitimin e një shume prej 5 000 eurosh.

Image may contain: 1 person, sitting, screen and indoorImage may contain: 6 people, people sitting and indoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme