UBT, si institucion i arsimit të lartë, ka për synim që të ofrojë kontribut për zhvillimin e shkencës, teknologjisë e hulumtimit, në mënyrë që Kosovën ta mbajë në të njëjtin hap me trendët e fundit botërorë.
Marrë shkas nga kjo, nesër, në ora 11:00, në Hotel Sirius, në Prishtinë, UBT do ta organizojë një konferencë me qëllim të lansimit të raportit hulumtues, “Rendësia e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në fushën e TIK”.
Në këtë konferencë do të bëhet prezantimi i rezultateve të nxjerra nga raporti dhe diskutim i hapur, në lidhje me mënyrat se si mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e edukimit profesional në Kosovë.
Në këtë konferencë ftohen të marrin pjesë të gjithë stafi e studentët e UBT-së, si dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, që duan të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme.