Ekonomia Online
FUNDIT

UBT organizon aktivitetin “HackDay Kosova 2016”

UBT organizon aktivitetin “HackDay Kosova 2016”

UBT, si lider rajonal në fushën Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të informacionit etj, ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm dedikuar sigurisë kibernetike, “HackDay Kosova 2016”. Aktiviteti dyditor do të mbahet në Prishtinë në datat 25 dhe 26 nëntor, nën kujdesin e UBT-CERT. Siguria kibernetike, një nga fushat më të rëndësishme për mbrojtjen […]

UBT, si lider rajonal në fushën Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të informacionit etj, ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm dedikuar sigurisë kibernetike, “HackDay Kosova 2016”.

Aktiviteti dyditor do të mbahet në Prishtinë në datat 25 dhe 26 nëntor, nën kujdesin e UBT-CERT.
Siguria kibernetike, një nga fushat më të rëndësishme për mbrojtjen e sistemeve të informacionit, ndihmon institucionet shoqërore, kompanitë dhe bizneset nga sulmet e mundshme kibernetike, që mund të krijojnë humbje të mëdha materiale dhe financiare. Madje, mund të ndikojnë edhe në çrregullime të mëdha të sigurisë shoqërore.

UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë i cili njihet ndërkombëtarisht me divizionin CERT. Kjo është hera e parë që UBT-CERT organizon “HackDay Kosova 2016.”
Ky aktivitet, krahas mesazhit ndërgjegjësues që bartë në vetvete për sigurinë kibernetike në shtetin e Kosovës, zhvillon edhe garën kibernetike ku marrin pjesë hakerë nga i gjithë rajoni.

UBT-CERT është një ekip me misionin e vetëm të ndërgjegjësimit rreth sigurisë kibernetike të qytetarëve dhe mbarë komunitetit të TIK-ut, drejt sfidave që përfaqëson perceptimi i kërcënimeve apo sulmeve kibernetike, duke promovuar të dhëna dhe informacione, edukim dhe shpërndarje të praktikave më të mira.

Organizimi ndërlidh dy strategji të përpiluara nga agjenci e institucione të ndryshme ndërkombëtare: e para ka të bëjë me aktivitetet teknike të vlerësimit të sigurisë së sistemeve të informacionit nga grupet pjesëmarrëse, në një infrastrukturë të improvizuar për realizimin e ushtrimit dhe, e dyta, ka të bëjë me pjesëmarrjen e individëve me përvojë në fushën e sigurisë së informacionit, duke përfshirë partnerët e CERT dhe institucionet e tjera, aktiviteti i të cilëve është i orientuar nga siguria e informacioneve.

Të ngjashme