UBT pret me ceremoni studentët e rinj të nivelit master

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 18:38 | Nga

UBT ka pritur të premten me ceremoni studentët e rinj të nivelit master, të cilët kanë zgjedhur fakultetet e ndryshme të këtij universiteti për të studiuar.

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, u ka uruar mirëseardhje studentëve të rinj, derisa u ka premtuar se do të kenë kushte të mira studimi, si me hapësira të nevojshme, ashtu edhe me staf akademik.

“Institucioni ynë ka një staf akademik shumë të përgatitur, të përbërë nga profesorë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët zbatojnë kurrikulat më të sofistikuara, e ka kam-pusin më të fuqishëm inovative në rajon, i pasur me laboratorë, bibliotekë, vegla, salla të mëdha etj.”, theksoi rektori Hajrizi.

Ai u ka thënë studentëve se pret nga ta që nga UBT-ja të dalin me kompetencë.

“Kemi punuar shumë që ju t’i keni kushtet që i meritoni, sepse falë jush dhe punës sonë të përbashkët, edhe ne jemi më të mirët”, u ka thënë rektori Hajrizi studentëve.

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, prof. dr. Lulzim Beqiri, u ka uruar mirëseardhje studentëve, për t’u thënë se qëllimi i UBT-së është që, qasjen globale të arsimit ta përkthejnë në atë lokale.

“Ne mundohemi vazhdimisht që studentët t’i bëjmë pjesë aktive të zgjidhjes së problemeve”, tha Beqiri, teksa shtoi se, “angazhimi i stafit profesional, i kompleton kompetencat dhe pritsh-mëritë e studentëve”.

Përfaqësuesi i koordinatorëve të UBT-së në nivel qendror, Visar Krelani tha se sot është një ditë e veçantë për të gjithë studentët e regjistruar, sepse sipas tij, po fillon përparimi i tyre profesional.

“UBT ka arritur që për 15 vjet të bëhet lider i arsimit të lartë në Kosovë dhe kjo ka ndodhur falë angazhimit dhe bashkëpunimit të fortë mes studentëve dhe stafit akademik”, përfundoi Krelani.

Duke folur në emër të studentëve dhe duke e rrëfyer përvojën e të qenit pjesë e UBT-së, studentja e nivelit master, Mirora Liamani tha se UBT i ka ofruar asaj gjithçka që ajo ka kërkuar nga një institucion akademik.

“Ky institucion më ka dhuruar përvojë, momente dhe njohuri të mëdha, përmes përvojave të profesorëve dhe praktikave brenda e jashtë vendit”, theksoi ajo.

Në fund të ceremonisë, studentët u orientuan për të marrë oraret dhe informatat tjera të nevojshme për vijimin e studimeve, nëpër fakultetet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme