UBT, qendër për studime juridike

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 12:22 | Nga

Programi Juridik në UBT u mundëson studentëve edukimin ligjor, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e një shoqërie juridike.

UBT ofron programin më të kompletuar në vend në fushën e drejtësisë, në kuadër të Fakultetit Juridik, njofton UBT.

Si qendër e studimeve juridike, UBT synon që përmes këtij programi të dalin ekspertë ligjorë, gjyqtarë të gjykatave të ndryshme, avokatë, udhëheqës politikë të kësaj fushe etj.

UBT ka staf të kualifikuar për drejtimin përkatës, të cilët do të trajnojnë studentët në fushën e drejtësisë, njëherësh do t’i ndajnë përvojat e tyre profesionale, shkruan një njoftimin e UBT-së.

Njëherësh UBT, ofron mundësinë e studimeve në një ambient të përshtatshëm universitar, me infrastrukturë moderne që i plotëson të gjitha standardet evropiane.

Po ashtu, ofron edhe mundësinë e studimit jashtë vendit përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit që ka me mbi 250 institucione akademike ndërkombëtare. Në kuadër të këtyre marrëveshjeve, UBT i ndihmon studentëve të kalojnë një semestër ose më shumë jashtë shtetit, në ndonjë institucion akademik përkatës.

Gjithashtu, UBT ka edhe bibliotekën me qindra libra e materiale të aspektit ligjor, të cilat studentët mund t’i shfrytëzojnë për hulumtime shkencore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme