Kolegji UBT ka hapur konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018, në dy programet e studimit, Farmaci dhe Stomatologji, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AAK) dhe të licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Edmond Hajrizi, rektori i UBT-së e ka miratuar vendimin për shpalljen e konkursi, në bazë të dispozitave të Nenit 22 pika a., e Statutit të UBT-së, Nenit 3 të rregullores për regjistrim të studentëve si dhe në bazë të nevojave të UBT-së.
Të drejtën e aplikimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore. Kandidatët e interesuar për të studiuar në Farmaci dhe në Stomatologji duhet t’i nënshtrohen provimit pranues.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:
• Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe testit të maturës.
• Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në drejtim e Farmacisë dhe të Stomatologjisë.
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve të sipër cekura është 100%.
Në provimin pranues kandidatët e interesuar do t’i nënshtrohen testimit në lëndët: Kimi 20%, Biologji 20%, Anglisht 10 % , Logjikë 20% dhe Intervista 10 %.
Afati i parë për aplikim mbetet i hapur deri më datë 8 shtator. Kandidatët që aplikojnë i nënshtrohen testit vlerësues më datë 11 shtator, në orën 11:00, në ambientet e UBT-së, në Prishtinë.
Të gjithë të kandidatët e interesuarit, për sqarime shtesë, mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria.