Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” – Zona Operative e Nerodimes dhe të Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve kanë mbërritur në Prishtinë, pasi janë nisur nga Vërmica në kuadër të një marshi solidarizues.
Marshi është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa motoja e tij është “UÇK është liria jonë”.
Sipas organizatorëve, motoristët janë nisur rreth orës 10:00 nga Vërmica dhe kanë vazhduar rrugëtimin drejt Prishtinës.