“UÇK, Thaçi, Veseli”, nuk ndalen brohorimat e mërgimtarëve në Hagë

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Pas Marshit për Drejtësi të mbajtur dje në Prishtinë, sot shqiptarët janë mbledhur në Hagë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, dhe aty kanë filluar të brohorasin me thirrjet UÇK, Thaçi, Veseli etj.

Shqiptarët nga diaspora kryesisht nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika kanë shkuar në Hagë, për të mbështetur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kisheedhe nga Shqipëria.

Ndërsa në marshin e mbajtur dje në Prishtinë, marshuan mbi 100 mijë qytetarë në shenjë solidarizimi për krerët e UÇK’së.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka filluar nga ora 09:00.

Të ngjashme