Uka: Do të kandidoj sërish për drejtor të IML-së, të hetohen anulimet paraprake

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 12:10 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Naim Uka, në një prononcim për Ekonomia Online ka konfirmuar se do të kandidojë për drejtor të këtij institucioni.

Ai ka sqaruar se në tri konkurset paraprake janë anuluar, për çka ka kërkuar hetim. Sipas tij, duhet të formohet një Komision, ngase anulimet kanë ndodhur pa asnjë bazë ligjore.

“Unë kam qenë vetëm ushtrues i detyrës i drejtorit, me këto ligjet e reja si zv.drejtor. Asnjëherë nuk kam qenë drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Përmes konkursit, gjithmonë kam kandiduar, mirëpo nuk i kam pasur karakteristikat që zakonisht i zgjedhin në pozita udhëheqëse, si servilizëm etj”.

“Gjithmonë do të vazhdoj të kandidojë. Herën e fundit nuk kam kandiduar, por në tri konkurset paraprake kam kandiduar, por janë anuluar konkurset. Kush ka vullnet të mirë me u formuar një komision me i shfletuar ato dokumentacione nuk ka pasur asnjë bazë ligjore që të anulohen tri konkurset paraprake. Kur unë nuk kam konkuruar, konkursi është proceduar”, ka thënë Uka.

Të ngjashme