Mediat serbe raportojnë se ka nisur konfiskimi i tabelave serbe në Ranillug, flet Policia e Kosovës

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Shaban Azizi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë se nuk janë duke konfiskuar tabelat serbe të makinave në Komunën e Ranigullut, duke shtuar se nuk e kanë në plan një gjë të tillë.

“Jo se edhe neve na kanë alarmuar ata. Po nuk e di çfarë është në pyetje, çfarë propagande. Trafiku rajonal edhe stacioni policor i Ranillugut nuk është duke konfiskuar tabela”, ka thënë Azizi.

Ai ka mohuar raportimet që po bëhen në mediat serbe lidhur me këtë çështje, duke thënë se Drejtoria Rajonale e Gjilanit nuk është duke e bërë një gjë të tillë.

“Qysh ata dojnë me e paraqit nuk qëndron ajo. Na nuk kemi plan, për Drejtorinë Rajonale të Gjilanit po të tregoj. As me uniformë e as me rroba civile na nuk jemi duke punuar në drejtim të marrjes së tabelave”, ka shtuar ai, raporton express.

Megjithatë Azizi thotë se nuk mund të flas për policinë kufitare, pro as i përket Policisë për rajonin e Gjilanit thotë se nuk kanë marrë asgjë në këtë drejtim.

Për këtë çështje Azizi thotë se kanë marrë një telefonatë edhe nga kryetari i Ranillugut.

“Për policinë kufitare unë nuk mund të them asgjë. Në zonën tonë të përgjegjësisë ne nuk jemi duke ndërmarr kurrgjë. Nuk e ti pse është kjo propagandë. Edhe kryetari i Ranillugut ka thirr ma herët, por një gjë e tillë nuk qëndron”.

Mediat serbe duke cituar burime jozyrtare të njërit prej kanaleve të RTK-së në gjuhën serbe, duke thënë se në Komunën e Ranillugut ka filluar konfiskimi i tabelave serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme