“Unë s’kisha nejt në Kosovë” – Selmanaj replikon me Kusari-Lilën për përgjimet

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 13:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjet Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ia përmendi përgjimet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës.

Ai para deputetëve në kuvend u shpreh se po t’i ndodhte atij e njëjta gjë, siç u shpreh, nuk do të qëndronte në Kosovë.

“Unë të kuptoj, për besë me m’pas dalë mua ato që të kanë dalë ty unë në Kosovë nuk kisha nejt. Keni ra në kurthin që ia keni ndërtuar të tjerëve në vazhdimësi, përfshirë edhe mua, por keni rënë vet, ia pafshit hajrin kësaj pune dhe përgjime të tjera që mund të dalin nesër”.

Kusari-Lila është nervozuar gjatë diskutimit dhe replikave që ka pasur me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, e i cili ka përmendur përgjimin rreth bisedës me Milan Radojiçiqin

Kusari-Lila ka thënë se janë interpretime “fashiste“ të njerëzve me agjendë ato që sipas saj thonë se ajo ka biseduar për pensionet veteranëve me njerëz të prapolitikës.

“Z. Selmani e boni një kollazh të përgjimeve të publikuara. Në cilën instancë është diskutuar pensioni i veteranëve me dikë të parapolitikës. Asnjë. Ato janë interpretime fashiste të individëve me agjendë. Ato s’kanë dalë nga ai diskutim. Ato janë interpretime mbi të cilat është ndërtuar ky paragjykim”, ka thënë Kusari-Lila e tensionuar

Të ngjashme