UNICEF organizon edicionin e dytë të “Activate Talks”, mysafir special Janis McDavid

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Zyra e UNICEF-it organizon, të martën, edicionin e dytë të “Activate Talks”, një ndër ngjarjet më të mëdha që mbledh të rinjtë nga e gjithë Kosova.

Kjo ngjarje nis në ora 10:00 në “Cineplexx”, në “Albi Mall”, dhe transmetohet drejtpërdrejt nga Ekonomia Online.

Këtë herë “Activate Talks” trajton temën “Tajkalimi i kufijve”, dhe mbledh më shumë se 300 të rinj, dhe prezanton mbi 20 projekte të implementuara nga të rinjtë në të mirë të komunitetit ku jetojnë, me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerët e saj.

“Activate” është ngjarje që ngërthen në vete invoatorët e rinj, si zgjidhës të problemeve të shoqërisë dhe krijues të ideve të reja që kontribuojnë në të mirë të komunitetit.

Këtë edicion, sikurse edhe edicioneve tjera, UNICEF ka ftuar mysafirë special nga gjithë bota për të shënuar këtë ngjarje dhe për të motivuar të rinjtë. Mysafir special në këtë edicion është Janis McDavid i cili është folës motivues me aftësi të kufizuar.

Janis para të rinjve nesër do të ndajë rrëfimin e tij jetësor dhe rrugëtimin e një 8-vjeçari që sapo kishte zbuluar se ishte më ndryshe nga të tjerët, deri të Janis që është sot, një ndër inspiruesit më të mëdhenj në mbarë globin.

Në video është mesazhi i folësit kryesor në këtë ngjarje, Janis McDavid:

Të ngjashme