UP-ja dhe IBCM-ja me marrëveshje, studentëve u mundësohen diploma të dyfishta ndërkombëtare

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 11:33 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (International Business College Mitrovica-IBCM), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, deklaroi se marrëveshja ka për qëllim ngritjen e cilësisë te studentët e Universitetit të Prishtinës.

Sipas Demës, kjo marrëveshje do t’i ndihmojë studentëve në avancimin e tyre në të gjithë fushat.

“Falënderoj kolegjin IBMC, po nënshkruajmë një marrëveshje me rëndësi, dhe është hera e parë që nënshkruajmë një marrëveshje me një kolegj universitar”.

“Deri tash kemi pasur bashkëpunime por kjo ka të bëjë në bashkëpunim me marrëveshjet ndërkombëtare që të ngrisim hulumtimet ndërkombëtare, studimet që të kemi student të përgatitur”.

“Pres që këto marrëveshje të zbatohen të mos jetë vetëm bashkëpunim në letër. UP-ja si të gjitha kolegjet e ka një obligim që t’i ndihmojë studentëve në avancimin e tyre në të gjithë fushat”, u shpreh Dema.

Drejtoresha e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, Mihone Kerolli, njoftoj se ky bashkëpunim do t’i mundësoj studentëve diploma të dyfishta ndërkombëtare.

“Është kënaqësi që të nënshkruajmë këtë marrëveshja. Nga 2017 jemi partner të përbashkët që udhëhiqet nga kolegjin ndërkombëtar. Të thellojmë bashkëpunimin e brendshëm, në ngritjen e cilësisë si dhe të përfaqësimit të studentëve”.

“Ofron diploma të dyfishta ndërkombëtare, që të kontribuojnë në reformat që i kemi për studentët”, ka thënë Kerolli.

Të ngjashme