Ushtria e Ukrainës tha të dielën se rrëzoi 70 drone nga 151 që Rusia nisi për të sulmuar vendin brenda natës.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se 74 dronë nuk arritën objektivat e tyre, me gjasë për shkak të luftës elektronike, dhe dy ishin ende në ajër, tha në një deklaratë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjatë kësaj jave, Rusia kishte lëshuar 1260 bomba ajrore, pothuajse 750 dronë dhe më shumë se 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zelenskiy tha se prodhimi ushtarak rus mbështetet në skemat e evazionit të sanksioneve, çmimet e larta të naftës dhe një numër të pamjaftueshëm raketash dhe dronësh ukrainas me rreze të gjatë veprimi.
“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që po forcojnë sanksionet, por nevojiten më shumë përpjekje globale për të ulur aftësitë e industrisë së naftës të Rusisë”, tha Zelensky në mesazhin Telegram.
Ai shtoi se Ukraina do të zgjerojë prodhimin e raketave dhe dronëve dhe u bëri thirrje të gjithë partnerëve të investojnë në industrinë e mbrojtjes ukrainase.