Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur një vajzë nën 16 vjeç. Sipas raportit të Policisë e mitura është nga Gjakova dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me një person i cili është në arrati. “Është raportuar se në repartin e Gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur fëmijë […]
Vajza e mitur nga Gjakova bëhet nënë, babai i foshnjës në arrati

Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur një vajzë nën 16 vjeç.
Sipas raportit të Policisë e mitura është nga Gjakova dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me një person i cili është në arrati.
“Është raportuar se në repartin e Gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur fëmijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

















