Vajza që u godit mbrëmë nga vetura në Mitrovicë është në gjendje të rëndë, nesër dërgohet në Turqi

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Vajza e vogël që pësoi nga aksidenti i mbrëmshëm në Mitrovicë, po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Ajo po trajtohet në QKUK, por situata s’po përmirësohet për shkak të lëndimeve të mëdha, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka mësuar se, për shkak të gjendjes së rëndë, ajo do të dërgohet në Turqi për shërim.

Një mjek në QKUK i ka thënë “Jepi zë” se pacienti do të niset që në mëngjes për shtetin turk.

Vlen të theksohet se mbrëmë një veturë humbi kontrollin në qendër të Mitrovicës dhe goditi disa këmbësorë, një prej të cilëve është edhe vajza që pësoi më së rëndi.

Të ngjashme