Vaksina kundër Covid-19 nuk shkakton infertilitet

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video-mesazh të gjinekologut të QKUK’së, Memli Morina, për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19.

Me këtë rast, Morina ka thënë se vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar se është e sigurt dhe efektive.

Sipas tij, kjo vaksinë nuk shkakton infertilitet, nuk rrezikon bebet gjatë shtatzënisë e fëmijët që janë duke u ushqyer me gji.

“Të nderuar qytetarë, bazuar në fakte shkencore, ne ju inkurajojmë fuqishëm që të vaksinoheni me vaksinën kundër COVID-19. Juve shtatzënave, grave që ushqejnë bebet me qumësht gjiri dhe çiftet të cilat planifikojnë shtatzëni. Vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar që është e sigurt dhe efektive. Vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet, nuk rrezikon beben e juaj derisa jeni shtatzënë dhe nuk e rrezikon fëmijën tuaj që jeni duke e ushqyer me qumësht gjiri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rreziku që variant Delta paraqet te gratë shtatzëna është i madh.

“Për më tepër, variant Delta i virusit është shumë i përhapshëm dhe rreziku që paraqet tek shtatzënat për komplikime shumë serioze është shumë i madh. Prandaj, çështja e vaksinimit është shumë urgjente. Ju lutem, vaksinohuni”, ka shtuar ai.

Të ngjashme