Viti 2013 mbetet më i miri për Valmir Berishën dhe përfaqësuesen e re të Suedisë.
Ishte viti kur mori pjesë në dy ngjarje të mëdha dhe suksesi ishte kulmor, për të individualisht dhe për Suedinë, shkruan Koha Ditore.
Në tetor e nëntor të vitit 2013, Suedia e udhëhequr nga Berisha fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës të mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe në grupmoshën deri në 17 vjeç.
Berisha, me shtatë gola në shtatë ndeshje, fitoi “Këpucën e Artë”. E kualifikimin në Kupën e Botës e arriti falë suksesit që pati në Evropianin e mbajtur në Sllovaki gjatë muajit maj të atij viti. Në Evropian u eliminua po ashtu në gjysmëfinale.