Ekonomia Online
FUNDIT

Vandalizohet Shtëpia e Alfabetit, Kosova hesht

Vandalizohet Shtëpia e Alfabetit, Kosova hesht

Institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar për vandalizmin e Shtëpisë së Kongresit të Manastirit. Nga këto institucione nuk është dërguar as urim për këtë përvjetor Alfabeti shqip ka shënuar 108-vjetorin e formimit. Por, ky përvjetor ka kaluar në heshtje në Kosovë. Institucionet qendrore të shtetit si dhe as ato kulturore e arsimore nuk kanë shënuar […]

Institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar për vandalizmin e Shtëpisë së Kongresit të Manastirit. Nga këto institucione nuk është dërguar as urim për këtë përvjetor

Alfabeti shqip ka shënuar 108-vjetorin e formimit. Por, ky përvjetor ka kaluar në heshtje në Kosovë. Institucionet qendrore të shtetit si dhe as ato kulturore e arsimore nuk kanë shënuar ditën e Alfabetit.

Më 22 nëntor të vitit 1908 në qytetin e Manastirit, intelektualët shqiptarë vendosën alfabetin latin me 36 shkronja, me të cilin shkruhet sot shqipja.

Të ngjashme