Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka qëndruar në Mitrovicë të Veriut pasdite. Ai është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, derisa ka përmendur procesin e formimit të Asociacionit, transmeton KlanKosova.tv. “Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën […]
Varhelyi takon Rakiqin: Themelimi i Asociacionit, parakusht për progresin e Kosovës drejt BE-së

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka qëndruar në Mitrovicë të Veriut pasdite.
Ai është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, derisa ka përmendur procesin e formimit të Asociacionit, transmeton KlanKosova.tv.
“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën drejt BE-së”, është shprehur Varhelyi pas takimit.
Ai ka thënë se me Rakiqin kanë diskutuar edhe për mbështetjen e BE-së ndaj rajonit.













