Varhelyi kërkon që Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa vonesë marrëveshjet e dialogut

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 13:41 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, bëri thirrje që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë, përfshirë këtu edhe marrëveshjen e viti 2015, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ai shtoi se përmes një dialogu të suksesshëm do të përfitojnë të gjithë. Sipas tij, të dyja palët duhet t’i zbatojnë pa kushte marrëveshjet e dakorduara.

Ai tha se në takim pati një diskutim të mirë dhe të frytshëm dhe se i kanë prekur të gjitha elementet e progresit që i ka arritur Kosova në të kaluarën.

“Ne e patëm një diskutim shumë të mirë dhe të frytshëm, mendoj që kemi prekur të gjitha  element e progresit. Mendoj që ka një porosi e qartë që vjen gjithmonë nga Kosova dhe Prishtina dhe kjo është se Kosova është e përkushtuar për përafrimin e saj me BE, ju e keni treguar këtë. përkushtim. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, ky është një sukses i përbashkët që jo vetëm që do të përjetohet por edhe do të shfrytëzohet”.

“Jemi duke ardhur me raportin vjetor, kemi diskutuar për ta parë se deri sa është arritur kryerja e reformave. Këto reforma duhet të zbatohen, duhet të shihet si janë kryer reformat, kjo është kritike. E kemi prekur edhe temën e gjyqësorit sepse administrata është e ngadalshme, kemi raste të ndikimeve dhe kjo përbën një sfidë të madhe, kështu që kërkojmë zotimin e qeverisë që të gjitha praktikat të jenë në pajtim me Komisionin e Venecias. Kosova ka luftuar edhe në luftimin e korrupsionit duhet ti gjejmë edhe disa vendime të duhura”.

“Jemi këtu dhe kemi zotimin e Qeverisë dhe presim që të gjitha politikat të vihen në zbatim. Kosova ka një ambient pluralizmi të mediave, dhuna ndaj mediave duhet të ndalet. Kemi prekur edhe situatën ekonomike. Shohim lajme të mira që kemi një rimëkëmbje pas pandemisë. Kosova duhet të bëjë rritje sa i përket konkurrencës edhe ekonomisë, duhet të bëhet hapa për investirot, duhet të krijohet klima për investitor. Ne mbetemi të zotuar që të jemi të pranishëm në Kosovë në çdo fushë. Duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbin, i gjithë rajoni do të përfitoj nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një dialog ti tillë do të sjell edhe rezultat”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme