“Vatra” e nderon Lutfi Hazirin me çmimin “Dembeli i Artë”

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Qytetare “Vatra” me seli në Gjilan e ka “dekoruar” kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, me çmimin “Dembeli i Artë”

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikata, ku thuhet se medalja i jepet Hazirit për menagjim jo të mirë të Komunës së Gjilanit.  

“Lutfi Haziri nderohet me çmimin “Dembeli i Artë”. Me rastin e fundvitit, LQV “dekoron” kryetarin e Gjilanit me medaljen Dembeli i Artë. Kjo medalje i akordohet z. Hazirit me motivacionin për: menagjimin katastrofal të Komunës së Gjilanit; neglizhimin total të problemit të furnizimit me ujë; mosmarrjen me punët e Gjilanit, por vetëm të Prishtinës;  plus shumë dështime tjera të cilat po ti numëronim një nga një do ta zinte viti i ri 2021. Urojmë që ky çmim sadopak ta kthjellë z. Hazirin për mandatin e mbetur”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme