Vazhdojnë shtesat prej 150 eurosh për mjekët që punojnë në sektorin publik

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës mujore prej 150 eurosh për mjekët që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik shëndetësor.

Sipas ministrisë, kjo politikë synon të fuqizojë sektorin publik të shëndetësisë, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që zgjedhin të ushtrojnë profesionin vetëm në institucionet publike.

“Edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor. Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fund të njoftimit, ministria ka falënderuar mjekët për kontributin e tyre, duke u uruar shëndet dhe suksese në punë.

Të ngjashme