Vazhdon procesi i votimit në Komunën e Zubin Potokut, çdo qendër është hapur me kohë

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Deri në ora 10:00 në qendrën kryesore të votimit në Komunën e Zubin Potokut kanë votuar vetëm dy qytetarë me të drejtë vote.

Në këtë komunë janë 5 qendra të votimit me 11 vendvotime ku të drejtë vote në këtë komunë kanë  6 mijë e 877 votues.

Kryesuesi i KKZ-së në komunë e Zubin Potokut, Agim Kastrati, ka thënë se çdo qendër në komunë është hapur me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

“Secila qendër e votimit në komunën e Zubin Potokut në ora 7 kanë qenë të gatshme. Në Zubin Potok i kemi 5 qendra të votimit me 11 vend votime. Këtu ku jemi ne është qendra e votimit me më së shumti vend votime, janë gjithsej 7 vendvotime duke marr parasysh edhe vendvotimin me kusht. Deri tani këtu mendoj që i kemi dy votues në këtë qendër ku po bisedojmë, nuk i kemi informacionet nga qendra tjera të votimit. Patjetër të gjitha kamerat janë funksionale”, ka thënë ai.

Të ngjashme