Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk janë votuar një numër i madh i pikave të rendit të ditës.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila është duke e drejtuar seancën ka thënë se pikat që janë votuar deri tani janë janë “Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019”.
“Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit”.
Në pikat e rendit të ditës që nuk u votuan janë projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Pos këtyre nuk u votuan as propozim-rezoluta në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, as propozim-rezoluta në lidhje me përfshirjen e Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik” si dhe propozim-rezoluta në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Këtu keni pikat që nuk janë votuar:
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 21 dhe 29 tetor 2020:
1. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,
2. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
3. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan, 52
4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
5. Votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.
II. Pikat e papërfunduara nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8, 16 dhe 29 tetor 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. n2. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8, 12, 16 dhe 29 tetor 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.
IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 21 dhe 29 tetor 2020:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,
2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 29 tetor, 2 dhe 3 nëntor 2020:
6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-021 për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës,
8. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,
11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.